FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reshjet e shiut, rrugët e Europës mbushen me gropa

Moti i ftohtë dhe reshjet u larguan nga Europa, por ka lënë pas pasoja të konsiderueshme duke sjellë përkeqësim të infrastrukturës. Roma është një prej kryeqyteteve europiane më të prekura nga pasojat negative në infrastrukturë që kanë sjellë reshjet.

Televizioni italian ”Rai 2” ka paraqitur situatën e përkeqësuar të rrugëve në kryeqytetin italian, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Gropat e krijuara në të gjithë rrugët e qytetit të Romës këto ditë është pamja dhe situata me të cilin përballen çdo ditë drejtuesit e automjeteve të këtij qyteti.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video e ”Rai 2”, në pritje të rikonstruksioneve përfundimtare, bëhen riparime të përkohshme. Por edhe në ato rrugë ku është ndërhyrë duke mbushur gropat, zgjidhja ka qenë momentale, pasi reshjet kanë sjellë sërish çarjen e asfaltit e duke krijuar gropa të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sikurse shprehen edhe ekspertët e Bashkisë së Romës, asnjë ndërhyrje nuk mund të realizohet gjer në largimin e shirave dhe të hapjes së motit për të realizuar investime të qëndrueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?