Respiratorët e dhuruar nga Putin për Italinë difektoze, u marrin jetën 6 pacientëve në Rusi
Në muajin mars Presidenti Vladimir Putin i dërgoi Italisë 150 respiratorë të tipit Aventa-M për pacientët e prekur nga koronavirusi.
Por gjatë ditëve të fundit, këto pajisje të përdorura edhe në Rusi, u kanë marrë jetën 6 pacientëve pasi kanë pësuar defekte teknike.
Ditën e shtunë, një pacient i cili ishte i shtruar në spitalin Spasokukotsky në Moskë, ishte i intubuar me këtë lloj respiratori. Pajisja u mbinxeh shumë duke shpërthyer në flakë e duke i marrë jetën pacientit të shtruar.
Një incident i tillë ndodhi edhe mëngjesin e së hënës në qytetin e Saint Petersburg. Në spitalin San Giorgio, 5 pajisje respiratore shpërthyen në flakë duke u marrë jetën pacientëve të cilët ishin të intubuar.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrëfikëses u shpëtoi jetën pacientëve të tjerë që ndodheshin po në atë repart.
Ekspertët thonë se ka pasur qarqe të shkurtra në secilën prej pajisjeve por janë duke hetuar sërish për të gjetur plotësisht shkakun e këtyre incidenteve.
Menjëherë pas këtyre, të gjitha shtetet që kanë marrë ndihmë nga Rusia, i kanë hequr nga qarkullimi pajisjet Aventa-M. Madje dhe vetë qeveria ruse ka urdhëruar për pezullimin e tyre.