Rikthehen ethet e Luftës së Ftohtë
Dërgimi i bombarduesve amerikanë B-1 në Norvegji për stërvitje në këtë zonë të rëndësishme strategjike është përshkruar si një demonstrim force, i cili nuk ishte parë më në rajon që prej Luftës së Ftohtë.
”Lart në Pol, tensionet janë të ulëta”, thotë një shprehje e vjetër që përshkruan situatën relativisht të qetë në Arktik prej dekadash të tëra. Por tensionet mes Perëndimit e Rusisë janë përshkallëzuar ndjeshëm sidomos që prej krizës së Krimesë në 2014-tën dhe tani të dy palët po e shtojnë praninë e tyre në veriun e kontinentin të vjetër, një zonë e pasur me burime natyrorë ku shkrirja e akujve ka hapur edhe rrugë të reja tregtare.
Kristian Atland, kërkues pranë njësisë kërkimore norvegjeze të mbrojtjes thotë se dërgimi i bombarduesve amerikane me rreze të gjatë veprimit është vetëm shenja e fundit e rritjes së ndjeshme që kanë pësuar aktivitetet ushtarake në afërsi të Polit të Veriut, si nga perendimi ashtu edhe nga Rusia. Sipas Atland, fakti që Shtetet e shkuara kanë dërguar bombardues strategjikë shkakton padyshim shqetësim në Rusi.
”Askush nuk po përgatitet për një konflikt të armatosur në Arktik. Megjithatë ka shenja të një shtimi të ndjeshëm të tensioneve dhe përshkallëzimi ushtarak atje”, pohon ambasadori rus në Këshillin e Arktikut, Nikolai Korchunov. Militarizimi që po i ndodh tani rajonit, mund të na kthejë pas për dekada të tëra e të na çojë në ditët e Luftës së Ftohtë”, ka shtuar ai.