Rikthehet pas atentatit me rekord shitjesh në treg, revista satirike Charlie Hebdo”
Ndonëse në atentatin e Parisit, u vranë disa nga gazetarët më të mirë dhe drejtuesit e revistës “Charlie Hebdo”, revista satirike rikthehet në treg me një rekord shitjes, duke dëshmuar se fjala e lirë në perëndim triumfon mbi mbi gjithçka, edhe mbi terrorizim. Numri i parë i të përjavshmes ”Charlie Hebdo”, pas atentatit në redaksinë e saj një javë më parë, në orën 07:00 të paradites së sotme, ishte thuajse e pamundur të gjendej në një numër të madh kioskash në Francë. Interesimi i njerëzve për të blerë një revistë, merrte njëjtën përgjigje nga gazetashitësit: – “Nuk ka më!”, përsërisnin ata, njëri pas tjetrit, duke ngjallur një dëshpërim të fortë të klientëve. Disa prej tyre i janë rikthyer të përjavshmes më të madhe satirike në Francë ”Canard Enchaîné”, që titullonte sot në artikullin e saj në shenjë solidariteti me Charlie Hebdo: – “Përpara djema, nuk do t’iu lëmë të dekurajoheni.” Ngjarja që shënoi 12 viktima atë ditë në Paris, në ambientet dhe jashtë redaksisë së revistës, tronditi botën mbarë dhe alarmoi një superfuqi si Franca.
KOHA JONË SONDAZH

