Rikthehet tmerri në Amerikë. Vrasje-vetëvrasje në Universitetin e Karolinës

Sërish gjak dhe frikë në mjediset e një universiteti amerikan. Në South Carolina University, ka patur të shtëna dhe kanë mbetur të vrarë dy vetë.

Këtë herë bëhet fjalë për një vrasje-vetëvrasje, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, duke saktësuar se nuk bëhet fjalë për rastin e një vrasësi të gatshëm të qëllojë pa dallim, si ka ndodhur herë të tjera në shkollat amerikane, me një numër tragjik të vdekurish.

Ka qenë një incident i izoluar, ka pohuar ai. Por universiteti ka reaguar duke u përgatitur për më të keqen. Jehona e armëve të zjarrit është dëgjuar qartë nga laboratorët e shkollës së shëndetit publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak minuta më vonë u dha alarmi: të gjithë hyrjet dhe zyrat e universitetit u bllokuan, ndërkohë që menjëherë kanë mbërritur forcat speciale të policisë. Identiteti i viktimës dhe personit që ka qëlluar atë dhe më pas veten nuk janë bërë të ditur, as edhe motivi i mundshëm, as edhe nëse bëhet fjalë për studentë apo punonjës të universitetit. Policia ka bërë të ditur se do të japë hollësira në orët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?