Rikthim emocionues për Celine Dion/ Ylli i muzikës performon live në Paris pas 6 vitesh

Céline Dion është rikthyer në skenën e Parisit pas më shumë se gjashtë vitesh, në një performancë emocionuese ku këngëtarja kanadeze nuk i fshehu lotët përballë fansave.

Në një sallë të mbushur plot, Dion u shfaq dukshëm e emocionuar dhe iu drejtua publikut duke shprehur lumturinë për rikthimin. Ajo kujtoi premtimin që u kishte bërë fansave se një ditë do të rikthehej në skenë, ndërsa i falënderoi për mbështetjen dhe durimin gjatë viteve të mungesës.

Performanca e saj e fundit e plotë kishte qenë në vitin 2020, gjatë turneut “Courage”. Dy vite më vonë, këngëtarja u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë (SPS), një sëmundje e rrallë neurologjike autoimune që shkakton ngurtësi të muskujve dhe spazma të dhimbshme. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo anuloi një pjesë të turneut në Amerikën e Veriut dhe u tërhoq për një periudhë nga skena.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre viteve, Dion është shfaqur vetëm në disa evente të veçanta. Mes tyre spikasin një performancë virtuale gjatë pandemisë, ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024, ku interpretoi “Hymne à l’amour” të Édith Piaf, si dhe një performancë në përfundim të sfilatës së stilistit Elie Saab në Riad.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koncerti i Parisit shënon edhe fillimin e një serie prej 26 shfaqjesh që këngëtarja do të zhvillojë në “Plenitude Arena”, nga 12 shtatori 2026 deri më 29 maj 2027. Fillimisht ishin planifikuar vetëm 10 koncerte, por numri u rrit për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për bileta. Rreth 1.17 milionë bileta u shitën brenda pak orësh, ndërsa miliona fansa tentuan të siguronin një vend në koncertet e saj.

Në repertorin e këtyre mbrëmjeve pritet të jenë disa prej këngëve më të famshme të Dion, mes tyre “My Heart Will Go On”, kënga ikonë e filmit “Titanic”, e vlerësuar me Oscar dhe Grammy. Ajo do të interpretojë gjithashtu hite si “It’s All Coming Back to Me Now”, “The Power of Love” dhe “Pour que tu m’aimes encore”, në anglisht dhe frëngjisht.

Rikthimi i 58-vjeçares në skenë vjen pas një prej periudhave më të vështira të jetës së saj, duke shënuar një moment të veçantë në karrierën e gjatë muzikore të artistes, e cila vazhdon të përballet me sfidat e shkaktuara nga sëmundja e rrallë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?