Ringritja e ekonominë pas krizës, Gjermania ka një ide gjeniale

Të gjithë jemi prekur nga pandemia e Covid-19, ndoshta jo nga virusi por nga ekonomia. Në të gjithë këtë situatë ku pyetja e parë është se kur do ta dalë vaksina që do të luftojë virusin vdekjeprurës, tjetër pyetje e rëndësishme është edhe sesi do të ringrihet ekonomina e bllokuar nga pandemia.

Qeveritë europiane po mendohen si të rihapin fabrikat, zyrat dhe shkollat duke minimizuar shanset e përhapjes së mëtejshme. Të hënën, Austria tha se do të rihapë dyqanet pas Pashkëve, duke u bërë shteti i parë në Europë që merr këtë vendim. Në Gjermani, ku janë prekur 100 mijë njerëz me koronavirus dhe kanë vdekur rreth 1600, një grup ekonomistësh, avokatësh dhe ekspertësh mjekësorë rekomandojnë një rigjallërim gradual të ekonomisë më të fuqishme europiane që lejon industri specifike dhe punonjës t’i rikthehen punës dhe të parandalojnë një tjetër epidemi.

“Masat e ardhshme duhet të dizenjohen dhe përgatiten që të sigurojnë mirëqenie dhe nga ana tjetër të mund të zbatohen për periudhën që nevojitet”,-shkruajnë ekspertët. Gjermania ka urdhëruar mbylljen e shkollave, restoranteve, parqeve, stadiumeve dhe shumicës së dyqaneve deri më 20 prill, duke përkeqësuar ekonominë që ishte prag një recensioni.

Si të gjallërosh një ekonomi

Qeveria gjermane po shpërndan paketën e ndihmës ekonomike me vlerë 750 milionë euro që përfshin kredi për bizneset, blerje aksionesh në kompani dhe mbështetje financiare për punonjësit me leje. Paketa financiare është ndër më të mëdhatë në botë.

Raporti i Ifo këshillon që shteti të krijojë një Task-Forcë kombëtare prej ekspertësh dhe përfaqësuesish publik që të përpilojë rekomandimet mbi lehtësimin e kufizimeve në jetën publike dhe profesionale si dhe mbi momentin e përshtatshëm për rihapjen e fabrikave të prodhimit. Rikthimi në punë për punonjësit duhet të jetë vullnetar.

Industri si telekomunikacioni dhe prodhimi i automobilëve, që i shtojnë vlerën më të madhe ekonomisë, duhet të kenë prioritet ndërsa puna që mund të bëhet nga shtëpia. Çerdhet dhe shkollat duhet të hapen sa më shpejt, sepse të rinjtë nuk kanë simptoma të rënda dhe prindërit nuk mund të punojnë nëse këto institiucione janë mbyllur.

SHKARKO APP