Rinisin testimet masive, mbi 500 mijë banorë të izoluar në Pekin
Pekini sërish nën frikën e virusit COVID-19. Më shumë se 500 mijë banorë janë rikthyer në karantinë nga frika e përhapjesë së koronavirusit.
Në funksion të festës së Vitit të Ri Hënor i cili fillon më 12 shkurt, autoritetet shëndetësore në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit kanë nisur testimin masiv të popullsisë.
Të gjitha fshatrat të cilët gjenden në rrethin Shunyi janë izoluar për të paktën tri ditë, derisa të përfundojë cikli i testimit masiv.
Zhi Xianëei, një zyrtar i bashkisë ka njoftuar se 518 000 banorë nga 1,2 milionë që janë në total, nuk do të lejohen të largohen nga fshatrat derisa të përfundojnë testimet, ndërsa ka treguar edhe detaje të tjera për planin që kanë autoritetet shëndetësore.