Rio; Plas skandali me bileta në treg të zi, arrestohet 71 vjeçari
Rio 2016, mund të jetë olimpiada më skandaloze. Këtë herë, skandali lidhet me shitjen e biletave në tregun e zi. Në pranga për këtë ka rënë Kreu i Komitetit Olimpik Europian, Patrick Hickey, me akuzën e shitjeve masive ilegale të biletave për eventin gjigant sportiv.
71-vjeçari dyshohet se ka furnizuar me bileta shitësit ambulantë, të cilët i shesin ato në tregun e zi me çmime tepër të larta. Arrestimi i Hickeyt vjen disa ditë pas arrestimit të një tjetër personi në Rio, i cili kishte shitur 800 bileta ilegale.
Policia tha se Patrick Hickey, i cili njëkohësisht drejton edhe Këshillin Olimpik të Irlandës, u mundua të largohej ndërsa kishin shkuar ta arrestonin, duke u fshehur tek dhoma ngjitur ku qëndronte djali i tij.
KOHA JONË SONDAZH

