Rio/Një ceremoni spektakolare për finalen, flamuri olimpik drejt Tokios

Lojërat Olimpike të Rios përfunduan me një ceremoni spektakolare të frymëzuar nga karnavalet si dhe me dorëzimin zyrtar, Tokios, që do t’i mirëpresë lojarët në vitin 2020.

Ceremonia plot ngjyra që zgjati pothuajse 3 orë, përmblodhi artet e Brazilit në qytetin Marakana.

“Ishte një olimpiadë e mrekullueshme në një qytet të mrekullueshëm, “ tha shefi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach. “Për mbi 16 ditë, një Brazil i bërë njësh frymëzoi botën në një kohë të vështirë për të gjithë, me gëzimin e tij të papërmbajtshëm për jetën.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Bach, zyrtarisht, mbylli Lojërat e 31-a Olimpike pas 16 ditë garish, me prezencën e 11 303 sportistëve nga 26 kombe dhe një ekipi refugjatësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga brohorimat më të fuqishme të kësaj nate shpërtheu kur erdhi Kryeministri i japonisë, Shinzo Abe, i veshur si një personazh i lojës kompjuterike Super Mario teksa kalonte nëpër një podium në fushë.

Ceremonia, e ndjekur nga miliarda njerëz në botë, u pasua nga parade e sportistëve dhe një shuarje dramatike e flakës olimpike.

1-55 2-40 3-51 4-39 9-16 36F380DD00000578-3751574-image-a-89_1471788923685

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?