Rishfaqet infeksioni në 141 raste në Korenë e Jugut. Autoritetet japin shkaqet

Në Korenë e Jugut në dy ditët e fundit ka patur 141 raste te të cilët është rishfaqur infeksioni, edhe pse në testët e fundit të tamponit ata kishin rezultuar negative.

Por Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka hedhur poshtë një mundësi ri-infektimi dhe ka deklaruar se rishfaqja e koronavirusit te këta persona nuk do të thotë ri-infektim por riaktivizim i infeksionit.

Po sipas autoriteteve, shkaqet e aktivizimit janë kryesisht për shkaqe imunitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ri-infektimi do të ishte shumë shqetësues pasi do të hidhte poshtë idenë se kalimi i sëmundjes krijon patjetër imunitet te të prekurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë kjo shpjegohet edhe me faktin se sipas studimeve të ndryshme, koronavirusi dëmton qelizat T që luajnë një rol qendror në sistemin imunitar të trupit dhe në aftësinë për të luftuar infeksionet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?