Rishfaqet virusi i rrezikshëm, 75 herë më vrasës së Covid19
Ndërkohë që bota po përgatitet për valën e radhës të pandemisë së koronavirusit, një tjetër virus i rrezikshëm është shfaqur në Indi. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për virusin Nipah, nga i cili ka vdekur një 12 vjeçar, ndërsa janë infektuar edhe 188 persona, me të cilat ai pati kontakt gjatë periudhës së inkubimit.
Nga këta, 20 persona janë më të rrezikuar dhe në gjendje më të rëndë pasi kontakti me 12 vjeçarin ishte më i afërt.
Virusi “Nipah” është 75 herë më i rrezikshëm se Covid19 dhe shfaqet përmes simptomave si dhimbje të forta koke, temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje fyti.
Virusi u shfaq për herë të parë në vitin 1990 në Malajzi, por që atëhere rastet ishin shumë sporadike dhe nën kontroll, por shpërthimi në Indi i ka shqetësuar shkëncëtarët për shkak të popullsisë së madhe si edhe shembullit të variantit “Delta” të koronavirusit, i cili është shpërndarë tashmë masivisht në të gjithë botën.