Rizgjohet mafia, vret dy persona në qendër të Napolit
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Napoli, pranë sheshit qendror të qytetit.
Përveç dy viktimave, edhe një person ka mbetur i plagosur. Viktimat janë Ciro Marfè, 25-vjeç dhe Salvatore Esposito, 32-vjeç. Një nga viktimat ka humbur jetën në spital. Ndërsa, i plagosuri është identifikuar si Pasquale Amodio, 43-vjeç. Ai është transportuar në spitalin “Pellegrini” dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të tre, me precedentë të mëparshëm.
Hetuesit dyshojnë se dy viktimat dhe i plagosuri janë elementë të shquar të krimit të organizuar, ndoshta të lidhur me klanin mafioz Sequino, që operon në Rione Sanità. Të tre, sipas rindërtimit të parë të ngjarjes nga karabinierët, ishin duke udhëtuar me skuter, kur u qëlluan nga vrasës së një klani rival. Sipas mediave italine, vrasja është vepër e grupit mafioz Camorra.
Vetëm një ditë më parë, policia italiane kishte lëshuar alarmin se bandat kriminale konkurrojnë me njëra-tjetrën, raportojnë mediat vendase.
KOHA JONË SONDAZH

