Robotët e seksit do të përdoren si makineri vrasëse

Profesori i sigurisë kibernetike Nicholas Patterson, në Universitetin Deakin në Melbourne, Australi, ka paralajmëruar se kukullat humanoide të seksit që duken mjaft të preferuara pas daljes në treg kohët e fundit, mund të vihen nën kontrollin e hakerave për t’i kthyer në makineri vrasëse. Patterson dha një paralajmërim të zymtë në një intervistë të fundit me mediat:

“Hakerat mund të kthejnë një robot ose çdo mjet robotik duke marrë kontrollin e të gjitha lidhjeve të tij, krahëve, këmbëve apo mjete të tjera si thika apo mjete salduese për t’i përdorur për qëllimet e tyre. Zakonisht këta robotë peshojnë rreth 70 kg dhe janë shumë të fortë. Pas marrjes së kontrollit të robotit nga hakeri ai mund të japë udhëzime për të kryer veprime fizike siç është dhe shkaktimi i dëmit”.

Paralajmërime të ngjashme janë dhënë dhe vitin e kaluar në kundërpërgjigje të rritjes së popullaritetit të kukullave apo lodrave të tjera të seksit që mund të kontrollohen në distancë, apo ndaj ideve për t’i përdorur si përgjuese ndaj klientëve naivë.

Është parashikuar tashmë se robotët humanoidë do të bëhen pjesë e jetës tonë të përditshme në të ardhmen e afërt. Ne jemi të informuar nga mediat se rreziku nga inteligjenca artificiale do të jetë në formën e robotëve të ngjashëm me Terminatorin por në fakt algortimat e padukshëm qetësisht kanë marrë tashmë kontrollin e jetëve tona gjatë dekadës së fundit, mu nën hundën tonë. Kërcënimi i vërtetë i inteligjencës artificiale po maskohet teksa algoritmat kompjuterike po dërgojnë njerëzit e gabuar në burg, po kontrollojnë informacionin që shikojmë online e madje po shruajnë dhe artikujt e lajmeve.

SHKARKO APP