Roja Bregdetare shpëton 149 emigrantë, anija u përmbyt vetëm 1 km larg bregut

Ngjarja është regjistruar me datë dy ditë më parë, por vetëm sot autoritetet italiane publikuan dhe video nga operacioni i sukseshëm ku shpëtuan rreth 113 burra, 13 gra dhe 3 fëmijë.

Mediat italiane aportojnë se Forcat Bregdetare shpëtuan 149 emigrantë në total pasi anija e tyre u përmbyt vetëm 1 km larg bregut të Lampedusas në 23 nëntor.

Një ditë pas këtij operacioni, Roja Bregdetare deklaroi se tre prej tyre u gjetën larg turmës në det ndërsa 2 persona të tjerë kishin përfunduar në breg. Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se cili ishte destinacioni i tyre.

SHKARKO APP