“Rojet Revolucionare bëjnë ligjin”, deklarata e Rouhanit shkakton zemërim

Një regjistrim audio në të cilin dëgjohet ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif ndërsa akuzon Gardën Revolucionare se dominon politikën e jashtme të vendit dhe ndërhynë në luftën civile të Sirisë me urdhër të Rusisë, po bën xhiron e rrjetit dhe ka sjellë një reagim të ashpër në vend.

Disa nga këto deklarata konfirmojnë atë që shumë iranianë kanë dyshuar gjatë gjithë kohës. Ajo që është për t’u habitur është se ato erdhën nga Zarif, një diplomat me përvojë, i cili normalisht është shumë i mbrojtur dhe i moderuar nga standardet iraniane.

Nuk është e qartë se kush e ka nxjerrë regjistrimin, megjithëse ajo vjen në një kohë ndërsa Irani përgatitet të zhvillojë zgjedhje presidenciale dhe kur luftërat e brendshme për pushtet arrijnë nivele të larta.

Zarif ka thënë se ai nuk është një kandidat për të pasuar presidentin Hassan Rouhani, por ekstremistët nuk i besojnë atij dhe duan të eliminojnë çdo shans që kjo gjë të ndodhë.

SHKARKO APP