“Roma një nga objektivat e radhës së terrorizmit”
Bota E Premte, 16 Prill 2021 23:55
Atentati i Parisit duhet të jetë i parë i një seri atentatesh në Europë dhe Roma është një nga objektivat e terrorizmit. Kjo del në pah nga informacionet e mbledhura nga Agjencia amerikane për sigurinë kombëtare dhe që publikohet në gjermanen Bild Am sontag. Në përgjimet e mbledhura, shkruan revista gjermane, ëshët bërë dhe emri i Romës edhe pse nuk dihen planet konkrete. Por dhe Franca vazhdon të rezultojë në rrezik, raporton abc news.
Sipas CNN në vend janë aktivizuar celulat terroriste të përgjumura. Në mëngjesin e sotëm në Paris është hapur dhe samiti antiterrorizëm para marshimit të parashikuar në kryeqytet ku pritet një pjesëmarrja e madhe. Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Europian, u mblodhën për të krijuar një super koordinim ndërkombëtar për shkëmbimin e të dhënave për personat e dyshuar në mënyrë që të evitojnë dështime nga të cilat mund të përfitojnë terroristët. Aty mori pjesë dhe ministri amerikan i Drejtësisë Holder. Ministri italian i Brendshëm, Anxhelino Alfano ka dashur të sjellë eksperiencën italiane në luftën kundër terrorizmit e cila konsiderohet e suksesshme deri tani. Hapi i parë është aprovimi i regjistrimit të të dhënave të pasagjerëve nga të gjitha fluturimet , në mënyrë që të dihet identiteti i të gjithë udhëtarëve dhe destinacionet e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

