Rrëfehet vrasësi i Miss Honduras: E bëra nga xhelozia

“Pashë që Sophia po kërcente me një burrë tjetër dhe më iku mendja. I vrava unë të dyja”, ka rrëfyer i dashuri i motrës së Miss World Honduras, Plutarco Antonio Ruiz, 28 vjeç.

Veç të dashurit të motrës së misit, Ruiz dhe mikut  të tij Aris Valentin Maldonado, policia ka arrestuar edhe të dyshuar të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në vrasje.

Trupat e dy motrave u gjetën të mërkurën nga policia.

Miss Alvarado, një studente, e cila aspironte të bëhej një diplomate karriere, u zhduk të enjten e 13 nëntorit, pas një feste ku kishte marrë pjesë.

Dy motrat për herë të fundit u panë që hipën në një makinë pa targa në Santa Barbara, një zonë mjaft e rrahur nga bandat e drogës.

SHKARKO APP