Rrëfimi i Bill Clinton: Si e “ndalova” Rusinë

Nga Bill Clinton

Politika ime ishte të punoja për të më mirën, ndërkohë që NATO përgatitej për më të keqen.

Kur u bëra president për herë të parë, thashë se do ta mbështesja presidentin rus, Boris Yeltsin, në përpjekjen e tij për të ndërtuar një ekonomi të mirë dhe një demokraci funksionale, pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik – por do të mbështesja gjithashtu një zgjerim të NATO-s, për të përfshirë ish-anëtarët e Traktatit të Varshavës dhe shtetet post-sovjetike.

Politika ime ishte që të punoja për më të mirën, ndërsa përgatiteshim për më të keqen.

Isha i shqetësuar jo për rikthimin e Rusisë në komunizëm, por për rikthimin e ultranacionalizmit, duke zëvendësuar demokracinë dhe bashkëpunimin me aspiratat e një perandorie, si Pjetri i Madh dhe Katerina e Madhe.

Unë nuk e besoja se Yeltsin do ta bënte këtë gjë, por kush do ta dinte se çfarë vinte pas tij?

Nëse Rusia do të qëndronte në rrugën drejt demokracisë dhe bashkëveprimit, ne do të ishim të gjithë bashkë në takimin mbi sfidat e sigurisë të kohës sonë: terrorizmi; etnik, fetar dhe i konflikteve të tjera tribale; si edhe në përdorimin e armëve kimike, biologjike dhe bërthamore.

Nëse Rusia zgjodhi imperializmin ultranacionalist, një zgjerim i NATO-s dhe rritje e Bashkimit Evropian do ta përforconte sigurinë e kontinentit.

Drejt fundit të mandatit tim të dytë, në vitin 1999, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke iu bashkuan NATO-s, pavarësisht oponencës ruse.

Së fundmi, zgjerimi i NATO-s është kritikuar se ka provokuar Rusinë dhe, madje, ka shkuar deri aty sa të akuzohet se vënë gurthemele për pushtimin e Vladimir Putinit në Ukrainë.

Zgjerimi sigurisht ishte një vendim rrjedhimor, një vendim, i cili unë vijoj të besoj se ishte korrekt.

Si ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe më pas edhe Sekretare Shteti, mikesha ime, Madeleine Albright, e cila së fundmi u nda nga jeta, ishte një mbështetëse zëlartë e zgjerimit të NATO-s.

Ashtu ishin edhe Sekretari i Shtetit, Warren Christopher; Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Tony Lake, Drejtori i shefave të përbashkët të kabinetit, John Shalikashvili, i cili ishte i lindur në Poloni me prindër gjeorgjianë dhe erdhi në SHBA si një adoleshent, si edhe zëvendës Sekretari i Shtetit, Strobe Talbott, i cili përktheu dhe redaktoi kujtimet e Nikita Khrushchev-it, teksa ishim shokë dhome në Oxford në vitin 1969 dhe 1970.

Kur isha president, propozova zgjerimin e NATO-s. Gjithsesi, kishte shumë opinione të respektuara nga pala tjetër.

Diplomati legjendar, George Kennan, i famshëm për avokimin e politikave të vetëpërmbajtjes gjatë Luftës së Ftohtë, argumentoi se, me rënien e murit të Berlinit dhe me shkrirjen e paktit të Varshavës, NATO-ja i kishte mbijetuar dobishmërisë së saj.

Kolumnisti i “New York Times”, Tom Friedman, tha se Rusia do të ndihej e poshtëruar dhe izoluar nga një zgjerim i NATO-s dhe kur të rikuperohej nga vështirësitë ekonomike të viteve të fundit të regjimit komunist, do të shihnim një reagim të tmerrshëm.

Mike Mandelbaum, autoritet i respektuar në Rusi, mendonte se ishte gjithashtu një gabim, duke argumentuar se zgjerimi nuk do të promovonte demokracinë dhe kapitalizmin.

Unë e kuptoja se rikthimi i konfliktit ishte një mundësi.

Por, në pikëvështrimin tim, nëse do të ndodhte, varej më pak nga NATO dhe më shumë nga fakti nëse Rusia do të mbetej një demokraci dhe sa do ta përcaktonte madhështinë e saj në shekullin e XXI-të.

Do të ndërtonte një ekonomi moderne, të bazuar në talentin njerëzor në shkenca, teknologji dhe në arte, apo do të kërkonte të rikrijonte një version të perandorisë së saj të shekullit të XVIII-të, të vënë në punë nga rezervat natyrore dhe të karakterizuar nga një qeveri me ushtri të fuqishme?

Bëra gjithçka munda për të ndihmuar!

Rusia bëri zgjedhjen e duhur dhe u kthye në një demokraci të madhe të shekullit të XXI-të.

Udhëtimi im i parë si president jashtë SHBA-ve, ishte kur shkova në Vancouver për të takuar Yeltsinin dhe për të garantuar 1.6 miliardë dollarë për Rusinë, në mënyrë që ajo mund të përballonte kthimin e ushtarëve të tyre nga shtetet baltike dhe t’u siguronte një shtëpi atyre.

Në vitin 1994, Rusia u bë vendi i parë, i cili iu bashkua “Partneritetit për Paqe”, një program për bashkëveprim praktik dypalësh, përfshi stërvitje të përbashkëta ushtarake mes vendeve të NATO-s dhe vendeve evropiane jo pjesë të aleancës.

Po atë vit, SHBA-të nënshkruan Memorandumin e Budapestit, së bashku me Rusinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, i cili garantonte sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial, në këmbim të marrëveshjes me Ukrainën, për të hequr dorë nga arsenali bërthamor – i treti më i madh në botë.

Në fillim të 1995-ës, pasi akordi i Dayton-it i dha fund luftës në Bosnjë, ne bëmë një marrëveshje për të shtuar trupat ruse në misione paqeruajtëse të NATO-s në Bosnjë.

Në vitin 1997, ne e mbështetëm Aktin Themelues mes NATO-s dhe Rusisë, i cili i dha Rusisë një zë, por jo veto, në çështjet e NATO-s dhe mbështeti hyrjen e saj në G7, duke e bërë grupimin G8.

Në vitin 1999, në fund të konfliktit në Kosovë, Sekretari i Mbrojtjes, Bill Cohen, arriti një marrëveshje me ministrin e Mbrojtjes rus, në të cilin shkruhej se forcat ruse mund t’u bashkoheshin atyre paqeruajtëse të NATO-s nën tutelën e Kombeve të Bashkuara.

Përgjatë gjithë kësaj, ne e lëmë derën të hapur për anëtarësimin e mundshëm të Rusisë në NATO, diçka të cilën ia bëra të qartë Yeltsin-it dhe, më vonë, ia konfirmova edhe pasardhësit të tij, Vladimir Putin.

Përveç gjithë këtyre përpjekjeve për të përfshirë Rusinë në misionet e NATO-s pas Luftës së Ftohtë, Albright dhe i gjithë ekipi ynë i sigurisë kombëtare punuan shumë për të promovuar marrëdhënie pozitive dypalëshe.

Zëvendëspresidenti, Al Gore bashkë, kryesoi një komision me kryeministrin rus, Viktor Chernomyrdin, për të trajtuar çështjet me interes të përbashkët.

U dakordësuam të shkatërrojmë 34 ton armë me plutonium secili nga të dy vendet. Gjithashtu ramë dakord të tërhiqnim forcat konvencionale ruse, evropiane dhe të NATO-s nga kufijtë, edhe pse Putin nuk pranoi ta ndiqte më këtë plan kur mori presidencën ruse në vitin 2000.

Gjithsesi, unë u takova me Jelcin-in 18 herë dhe Putin-in pesë herë, nga këto dy herë kur ai ishte kryeministër i Jelcin-it dhe tri herë në periudhën prej më shumë se 10 muaj gjatë të cilave mandatet tona si president koincidonin.

Kjo është vetëm tre më pak nga të gjitha takimet e liderëve SHBA-Bashkim Sovjetik nga viti 1943 deri në 1991. Ideja se ne e shpërfillëm, nuk e respektuam ose u përpoqëm të izolonim Rusinë është e rreme. Po, vërtet NATO u zgjerua, pavarësisht objeksioneve të Rusisë, por zgjerimi ishte më shumë se sa marrëdhëniet e SHBA-ve me Rusinë.

Kur administrata ime filloi punën, në vitin 1993, askush nuk ndihej i sigurt se një Evropë e pas Luftës së Ftohtë do të mbetej paqësore, e qëndrueshme dhe demokratike. Kishte pikëpyetje të mëdha në lidhje me integrimin e Gjermanisë Lindore me Gjermaninë Perëndimore, nëse konfliktet e vjetra do të shpërthenin në të gjithë kontinentin siç ndodhi më në Ballkan, dhe sesi vendet e ish-Traktatit të Varshavës dhe republikat e reja sovjetike të pavarura do të kërkonin sigurinë, jo vetëm kundër kërcënimit të pushtimit rus, por edhe nga njëri-tjetri dhe nga konfliktet brenda kufijve të tyre.

Mundësia e anëtarësimit në BE dhe NATO siguroi stimujt më të mëdhenj për shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore që të investonin në reformat politike e ekonomike dhe të braktisin një strategji veç në kah të militarizimit.

As BE-ja dhe as NATO-ja nuk mund të qëndronin brenda kufijve që Stalini kishte vendosur në vitin 1945.

Shumë vende që kishin qenë pas Perdes së Hekurt po kërkonin liri, prosperitet dhe siguri më të madhe me BE-në dhe NATO-n, nën frymëzimin e udhëheqësve karizmatikë si Václav Havel në Republikën Çeke, Lech Wałęsa në Poloni dhe, një lider i ri në atë kohë, pro-demokratik, Viktor Orbán në Hungari.

Mijëra qytetarë, përditë grumbulloheshin në sheshet e Pragës, Varshavës, Budapestit, Bukureshtit, Sofjes dhe më gjerë sa herë që unë flisja atje.

Ishte ashtu siç shkroi Carl Bildt, ish-kryeministri dhe ministri i Jashtëm suedez, në dhjetor 2021, “Nuk ishte NATO-ja që kërkon të shkonte në Lindje, ishte ish-satelitët dhe republikat sovjetike që dëshironin të shkonin në Perëndim”.

Ose, siç tha Havel në 2008: “Evropa nuk është më dhe nuk duhet të jetë më e ndarë në kurriz të popujve të saj dhe kundër vullnetit të tyre për hir të çfarëdo sfere interesi apo influence”. Të refuzosh anëtarësimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në NATO, thjesht për shkak të kundërshtimeve ruse, do të bënte bërë pikërisht këtë.

Zgjerimi i NATO-s kërkonte pëlqimin unanim të 16 anëtarëve të atëhershëm të aleancës; dy të tretat e pëlqimit të Senatit, ndonjëherë skeptik, të SHBA-ve; konsultime të ngushta me anëtarët e mundshëm për të siguruar që reformat e tyre ushtarake, ekonomike dhe politike të përmbushnin standardet e larta të NATO-s; dhe dhënie sigurie pothuajse konstante për Rusinë.

Madeleine Albright shkëlqeu në çdo hap. Në të vërtetë, pak diplomatë kanë qenë ndonjëherë kaq të frytshëm për kohën kur kanë shërbyer si Madeleine.

Si fëmijë që vinte nga Evropa e shkatërruar nga lufta, Madeleine dhe familja e saj u detyruan dy herë të braktisnin shtëpitë e tyre. Fillimisht nga Hitler-i, më pas nga Stalin-i.

Ajo e kuptoi se fundi i Luftës së Ftohtë ofroi mundësinë për të ndërtuar një Evropë të lirë, të bashkuar, të begatë dhe të sigurt për herë të parë që kur filloi krijimi i shtetit komb në kontinent.

Si ambasadore e OKB-së dhe sekretare e shtetit, ajo punoi për të realizuar atë vizion dhe për të mposhtur ndarjet fetare, etnike, fisnore dhe të tjera që e kërcënonin atë mundësi. Ajo përdori çdo mjet në paketën e veglave të diplomatit dhe njohuritë e saj politike të brendshme për të ndihmuar në hapjen e rrugës drejt NATO-s në 1999 për Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë.

Rezultati ka qenë më shumë se dy dekada paqeje dhe prosperiteti për një pjesë gjithnjë e më të madhe të Evropës dhe forcimi i sigurisë sonë kolektive. PBB-ja për frymë është më shumë se trefishuar në Republikën Çeke, Hungari dhe Poloni. Të tre vendet kanë marrë pjesë në një sërë misionesh të NATO-s që nga anëtarësimi, duke përfshirë forcën paqeruajtëse në Kosovë.

Deri më sot, asnjë shtet anëtar i aleancës sonë mbrojtëse nuk është pushtuar. Dhe, në të vërtetë, edhe në vitet e para pas rënies së Perdes së Hekurt, perspektiva e thjeshtë e anëtarësimit në NATO ndihmoi në qetësimin e mosmarrëveshjeve të gjata që vlonin midis Polonisë dhe Lituanisë, Hungarisë dhe Rumanisë dhe të tjerëve.

Tani, pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, jo duke vënë në dyshim mençurinë për zgjerimin e NATO-s, dëshmon akoma më shumë se kjo politikë ishte e nevojshme.

Rusia nën Putin-in është e qartë se nuk do të kishte qenë një fuqi nëse do të ruante status quo-n në mungesë të zgjerimit.

Nuk ishte mundësia e menjëhershme e anëtarësimit të Ukrainës në NATO që e bëri Putin-in të pushtonte Ukrainën dy herë, në vitin 2014 dhe, në shkurt, por rruga e saj drejt demokracisë që kërcënoi pushtetin e tij autokratik në Rusi, dhe dëshirën për të kontrolluar asetet e vlefshme të nëntokës ukrainase.

Dhe është forca e aleancës së NATO-s dhe kërcënimi i besueshëm i forcës së saj mbrojtëse, që e ka penguar Putin-in të kërcënojë anëtarët nga Balltiku në Evropën Lindore. Siç tha kohët e fundit Anne Applebaum në shkrimin e saj në “The Atlantic”, “Zgjerimi i NATO-s ishte pjesa më e suksesshme, nëse jo e vetmja me të vërtetë e suksesshme, në politikën e jashtme amerikane në 30 vitet e fundit… Ne do ta kishim këtë luftë në Gjermaninë Lindore tani nëse nuk do të kishim ndërmarrë këtë hap”.

Dështimi i demokracisë ruse dhe kthesa e saj drejt revanshizmit nuk u katalizua në Bruksel në selinë e NATO-s.

U vendos në Moskë nga Putin-i vetë. Ai mund të kishte përdorur aftësitë e jashtëzakonshme të Rusisë në teknologjinë e informacionit për të krijuar një konkurrent për Silicon Valley dhe për të ndërtuar një ekonomi të fortë dhe të larmishme. Por, në vend të kësaj, ai vendosi të monopolizonte dhe militarizonte ato aftësi për të promovuar autoritarizmin në vend dhe për të bërë kërdinë jashtë vendit, përfshirë ndërhyrje në politikën e Evropës dhe të SHBA-ve.

Vetëm një NATO e fortë qëndron mes Putin-it dhe agresionit të mëtejshëm. Prandaj, ne duhet të mbështesim Presidentin Joe Biden dhe aleatët tanë të NATO-s për t’i dhënë sa më shumë ndihmë Ukrainës, si ushtarake dhe humanitare, sa të jetë e mundur.

Biseda ime e fundit me Madeleine Albright ishte vetëm dy javë para se të vdiste. Ajo ishte një Madeleine vintage, e mprehtë dhe e drejtpërdrejtë. Ishte më se e qartë se ajo donte të dilte hapur në ballë për të mbështetur ukrainasit në luftën e tyre për liri dhe pavarësi. Edhe pse shëndeti po e linte, ajo më tha: “Kam qenë gjithnjë e kujdesshme. Bëj atë që mundem. Le të mos humbasim kohë për këtë. E rëndësishme për ne është të mendojmë se çfarë lloj bote duam t’u lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë”.

Madeleine e pa luftën e saj të përjetshme për demokraci dhe siguri si një detyrim dhe si një mundësi. Ajo ishte krenare për trashëgiminë e saj çeke dhe e sigurt se populli i saj dhe fqinjët e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore do ta mbronin lirinë, “sepse ata e njohin çmimin e humbjes së lirisë”.

Ajo kishte të drejtë për NATO-n kur unë isha president dhe të drejtë për Ukrainën tani. Më mungon shumë, por ende mund ta dëgjoj zërin e saj. Kështu duhet ta ndiejmë të gjithë ne.

SHKARKO APP