Rrëmbehet miliarderi, tre persona me armë e morën në pishinën e hotelit

Rrembehet nga persona te armatosur miliarderi më i ri i Afrikës. BBC raporton se personi qe eshte rrembyer eshte 43 vjecari Mohammed Dewji, vleresuar nje vit me pare nga Forbes si miliarderi me i ri i Afrikes, me nje pasuri 1.5 miliard dollarë. 

Mohammed Dewji, u rrëmbye jashtë pishines së hotelit, ku ai po shkonte për stërvitjen e tij në mëngjes. Tre vetë janë arrestuar në lidhje me incidentin dhe dy prej rrëmbyesve besohej të ishin shtetas të huaj, ka thene policia.

muhamed

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ende nuk ka asnje te dhene per motivin e rrembimit te tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dewji, i njohur me emrin Mo, ktheu biznesin e tij familjar nga një ndërmarrje me shumicë dhe pakicë në një konglomerat pan-afrikan. 

Kompania e tij, METL, merret me prodhimin e tekstileve, bluarjen e miellit, pijeve dhe vajrave ushqimor në të paktën gjashtë shtete afrikane.

Ministri i Mjedisit Janar Makamba, një mik i tij ka shkruar ne Tweeter se ai kishte folur me babain e tij dhe familja konfirmoi se ai ishte rrëmbyer.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?