Rrëmbeu foshnjen 3 ditëshe, dënohet pas 20 vitesh
Një grua nga Afrika e Jugut është dënuar me 10 vite burg, pasi rrëmbeu 20 vite më parë një foshnje nga spitali.
51 vjeçarja u shpall fajtore për rrëmbimin e Zephany kur ajo ishte foshnje 3 ditëshe në spitalin Cape Town kur nëna e saj ishte në gjumë në prill të vitit 1997, shkruan Independent.
Rrëmbyesja kishte mashtruar autoritetet duke e regjistruar vajzën si fëmijën e saj në vitin 2003 me anë të një ditëlindjeje të rreme.
Zephany, u ribashkua me prindërit e saj biologjikë Morne dhe Celeste Nurse vitin e kaluar, ndërsa 51 vjeçarja u arrestua.
Identiteti i vajzës u zbulua vitin e kaluar kur u vu re një ngjashmëri e madhe mes saj dhe një shoqeje klase në shkollë.
Pas dyshimeve, hetimet dhe analizat e ADN-së treguan se dy vajzat ishin motra.
KOHA JONË SONDAZH

