FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëmbeu foshnjen dhe e hodhi në pus, policia në kërkim të majmunit “vrasës”

Policia në Indi është në kërkim të një majmuni që pretendohet se ka rrëmbyer një foshnje, trupi i të cilit u gjet më vonë brenda një pusi në shtetin lindor të Orissa.

Nëna e foshnjes e pa incidentin por nuk arriti që të shpëtonte djalin e saj.

Një i afërm gjeti trupin e tij në një pus prapa shtëpisë të dielën, një ditë pasi ishte rrëmbyer nga majmuni që kishte hyrë në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët thonë se kjo është “një rast shumë i rrallë”, megjithëse majmunët dëmtojnë shpresh pronat në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne shpresojmë të kapim majmun brenda një jave”, tha oficieri PC Pradhan, për BBC.

“Ndërsa majmunët  që sulmojnë njerëzit ose hyjnë në shtëpi në kërkim të ushqimit janë mjaft të zakonshëm është hera e parë që ka marrë një fëmijë.”

Zyrtarët e pyjeve i thanë BBC se majmuni hyri herët në mëngjes në shtëpinë e familjes dhe e rrëmbeu foshnjen.

Një mjek që ekzaminoi trupin tha se nuk kishte shenja të rënda të lëndimeve.

Mendohet se djali është mbytur në ujin e pusit, ku u la nga majmuni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?