Rrëshqitje masive dheu në Norvegji, shkatërrohen dhjetëra banesa, raportohen 11 viktima
Dhjetë persona janë plagosur dhe 11 të tjerë janë shpallur të zhdukur pas një rrëshqitje dheu në Norvegjinë jugore.
Nga rrëshqitjet e dheut dhjetëra ndërtesa u zhdukën nën masivin e dheut të mërkurën.
Rrëshqitja e dheut goditi një zonë banimi në komunën e Gjerdrum, rreth 30 kilometra në veri të kryeqytetit Oslo. Policia tha se më shumë se 900 njerëz ishin evakuuar nga zona.
Ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet në zonë për fëmijë e të rritur.
Pamjet tregojnë një krater të madh ndërtesash të shkatërruara në brendësi të masivit të dheut, ndërkohë që shumë shtëpi të tjera kanë mbetur të varura.
Banorët kanë treguar se në fillim kanë ndjerë dy dridhje masive që kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Më pas rryma elektrike është ndërprerë dhe jnë evakuuar menjëherë.