Rreth 100 ushtarë gjermanë do të dërgohen në Irak

Berlini njoftoi sot dërgimin e ushtarëve gjermanë në veri të Irakut për të marrë pjesë në një mision ndërkombëtar të stërvitjes së forcave irakiane kundër grupit Shteti Islamik (ISIS). Një marrëveshje politike u arrit në qeverinë gjermane për të dërguar rreth 100 ushtarë të “Bundeswehr” në kuadrin e një operacioni të koordinuar me vende të tjera si Italia, Holanda dhe disa vende skandinave, njoftuan zëdhënësit e ministrive gjermane të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme gjatë një konference për shtyp në Berlin. Misioni formalisht duhet të miratohet javën që vjen në këshillin e ministrave dhe të votohet në “Bundestag” para Krishtlindjeve. Gjenerali amerikan, James Terry, kishte njoftuar sot se disa vende anëtare të koalicionit antixhihadist janë gati të dërgojnë 1 500 trupa në Irak për të intensifikuar luftën kundër ISIS-it. Gjermania që nuk merr pjesë në sulmet ajrore në Irak, ka marrë pjesë në livrimin e armëve për luftëtarët kurdë në veri të vendit. Madje disa prejt tyre i stërviti në territorin e saj dhe disa të tjerë në Irak.

SHKARKO APP