Rreth 13 000 sirianë të vdekur nga torturat në burgjet e regjimit që prej vitit 2011

Rreth 13 000 sirianë kanë humbur jetën si pasojë e torturave në burgjet e regjimit të Bashar al-Assad që prej fillimit të konfliktit katër vjet më parë, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH)

”OSDH-ja ka mundur të dokumentojë 12 751 të burgosur të vdekur si pasojë e torturave që prej fillimit të revoltës siriane (…), 108 prej të cilëve minorenë”, theksoi OJQ-ja që disponon një rrjet të gjerë të burimeve civile, mjekësore dhe ushtarake në të gjithë vendin.

Sipas OSHD-së, kjo shifër nuk përfshin 20 000 persona të zhdukur në burgjet e regjimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Disa të afërm të martirëve janë detyruar te firmosin deklarata ku konfirmonin se viktimat ishin vrarë nga rebelët që kërkonin të rrëzonin regjimin”, konfirmoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?