Rreth 8 miliardë lëndë plastike mbulojnë oqeanet e Tokës

Vendet po mundohen që të ndalojnë plastikat me shpresën për të trajtuar problemin e ndotjes plastike në botë.

Problemi është aq i madh saqë shkencëtarët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për zvogëlimin e ndotjes.

Shkencëtarët australianë Denise Hardesty dhe Chris Wilcox vlerësojnë, duke marrë në konsideratë mbeturinat e mbledhura në brigjet e SHBA gjatë pastrimeve në 5 vitet e fundit, ka rreth 7.5 milionë lëndë plastike përgjatë bregdetit të Amerikës. Ata llogarisin se ka rreth 437 milionë deri në 8.3 miliardë lëndë plastike në të gjitha brigjet e detit në mbarë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ky numër i madh papritmas duket i vogël kur sheh të gjitha plehrat plastike që kalojnë nëpër oqeane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Profesoresha e inxhinierisë së mjedisit në Universitetin e Gjeorgjisë, Jenna Jambeck llogarit se gati 9 milionë ton lëndë plastike përfundojnë në oqeane dhe brigjet e botës çdo vit, që nga viti 2010, sipas studimit të saj të vitit 2015 në revistën Science.

Kjo vetëm përsa i përket ndotjes në oqeane dhe afër tyre.

Çdo vit, rreth Tokës prodhohen më shumë se 35 milion ton lëndë plastike dhe rreth 1/4 e tyre përfundojnë rreth ujit.

Zogjtë e detit mund të hanë lëndë plastike me peshë sa 8% e peshës së tyre trupore, e cila për njerëzit është ekuivalente me një grua që ka peshën e dy foshnjave në barkun e saj,”-thotë Hardesty of Australia’s Commonwealth Scientific and Industrial Research Organisation.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?