Rrezik për luftë, forcat ajrore indiane rrëzojnë një avion pakistanez
Forcat ajrore indiane kanë konfirmuar se një prej avionëve të tyre ka rrëzuar një avion të forcave ajrore të Pakistanit, duke lajmëruar kështu një mundësi për t’u “ndezur” lufta mes dy vendeve.
Lajmi vjen dy ditë pasi forcat ajrore pakistaneze pretendonin se kishin qëlluar dy aeroplanë indianë mbi territorin e kontestuar të Kashmirit.
Sipas medias “RT“, Marshall RGK Kapoor u shpreh për gazetarët se avioni pakistanez u rrëzua pas ndërhyrjes në territorin indian dhe se ishte një nga disa avionë pakistanezë që hidhnin bomba, ku për fat të mirë nuk shkaktuan dëme.
Avionët indianë bombarduan pjesën pakistaneze të Kashmirit, duke pretenduar se Islamabadi nuk kishte bërë asgjë për të goditur grupin terrorist.
Pakistani u përgjigj duke gjuajtur të paktën një bombardues indian dhe duke kapur pilotin e saj. India e njohu humbjen, por pranoi që kishte qëlluar edhe një avion pakistanez.
KOHA JONË SONDAZH

