Rrezikon rënien kabineti i Von der Leyen

Eurodeputetët e miratuan për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian, por Ursula von der Leyen dhe kabineti i saj rrezikon të bjerë. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes dy partive më të mëdha të koalicionit trepalësh në Parlamentin Europian për miratimin e dy prej 6 zv/presidentëve. Mosmarrëveshjet nuk u kapërcyen as në takimin mes krerëve të Partisë Popullore Europiane, Socialdemorkatëve dhe liberalëve të “Reneë Europe”.

Ato që nisën krizën ishin socialdemokratët, të cilët kundërshtuan propozimin e nacionalistit italian Rafaele Fito, si zv/president të Komisionit Europian për Kohezionin dhe reformat. Fito u propozua nga von der Leyen për të tërhequr në mbështetje eurodeputetët Fratelli d’Italia, të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni, grup të cilit i përket edhe Fito.

Partia Popullore Europiane bllokoi propozimin e socialistes spanjolle, Tereza Ribeira e cila akuzohet nga opozita e djahtë e Spanjës për përgjegjësi në përmbytjet katastrofike në Valencia si ministre për Tranzicionin Ekologjik. Analistët thonë se gjasat janë që nëse kabineti i Von der Leyen bie, Partia Popullore të krijojë një koalicion të ri me nacionalistët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?