Rreziku ka kaluar? Kina raporton vetëm 1 rast të ri me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) vetëm 1 rast të ri me Covid-19 dhe asnjë viktimë për të katërtën ditë me rradhë.
Është një rënie e madhe që nga fillimi i shpërthimit të virusit kur vendi raportonte mijëra raste në ditë dhe sugjeron se tashmë rreziku ka kaluar, shkruan CNN.
Rasetet e fundit janë të importuara sipas HNC.
Këto janë shifrat e fundit të përditësuara për Covid-19:
-Numri i rasteve të konfirmuara: 82,875
-Numri i vdekjeve: 4,633
-Numri i të shëruarve: 77,685
-Numri i rasteve aktive: 557