Rrëzimi i avionit, Presidenti: Përgjegjësit do të ndëshkohen rëndë

Të paktën 15 të vdekur dhe 60 të plagosur, 17 prej të cilëve fëmijë, është bilanci i përkohshëm i rrëzimit në Kazakistan i një aeroplani me 98 persona në bord, menjëherë pas ngritjes nga Almaty. Për aviacionin civil kazak “avioni humbi lartësi gjatë ngritjes dhe u rrëzua në një mur rrethues” në një zonë të banuar duke u ndarë në dy pjesë.

Presidenti Kazakistan Kassym-Jomart Tokayev u zotua të kompensojë familjet e viktimave dhe shpalli një ditë zie kombëtare për nesër. Ai premtoi se “ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen rëndë sipas ligjeve”.

Sipas një dëshmitari në zonën në kohën e aksidentit ka patur mjegull të madhe. Ndërkohë, të gjitha aeroplanët e linjës ajrore u ndaluan të fluturonin derisa në përfundim të hetimit.

SHKARKO APP