Rrëzimi i digës, publikohet VIDEO: Shikoni si llumi i baltës përmbyt zonën

Pamje dramatike kanë dalë nga rrëzimi i digës në fund të janarit të këtij viti në Brazilin jugor në një minierë të xeherorit të hekurit, që la më shumë se 300 njerëz të vdekur ose të humbur.

Imazhet e publikura nga kanali televiziv Bandeirantes, tregojnë momentin kur një llum me baltë zë poshtë restorantin e kompanisë dhe ndërtesat fqinje në Brumadinho, në shtetin e Minas Gerais.

Një hetim është në proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miniera është në pronësi të Vale SA. Ky është incidenti i dytë  i regjistruar në një nga minierat e kësaj kompanie në tre vitet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2015, një digë tjetër e minierave shpërtheu në të njëjtin shtet të Minas Gerais, duke vrarë 19 vetë. Rënia e digës në vitin 2015 lëshoi miliona tonë mbetje hekuri toksike përgjatë qindra kilometrave, duke shkaktuar atë që konsiderohet fatkeqësia mjedisore më e keqe ndonjëherë në Brazil.

Për rastin e fundit janë arrestuar pesë persona. Prokurorët në Brazil thanë se tre ishin zyrtarë të kompanisë minerare të “Vale”.

Ministria e Mjedisit e Brazilit gjithashtu e ka gjobitur kompaninë minerare “Vales” me 66 milionë dollarë.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?