FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzimi i helikopterit në Çeçeni vret të paktën shtatë persona

Të paktën shtatë persona janë vrarë gjatë rrezimit të një helikopteri në republikën jugore ruse të Çeçenisë, raportojnë mediat lokale.

Avioni njoftohet se i përkiste Shërbimit të Gardës Kufitare.

“Po, një helikopter është rrëzuar në jug të Çeçenisë”, tha një oficer i zbatimit të ligjit për agjencinë e lajmeve Interfax.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas faqes së lajmeve Meduza,  bëhet fjalë për një helikopter Mi-8.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çeçenia ka qenë skenë e një rebelimi islamik kundër shtetit rus, megjithëse dhuna është sheshuar gjatë viteve të fundit.

Kreu çeçen, Ramzan Kadyrov, është një aleat i rëndësishëm i Putinit, i cili është vendosur nën sanksionet e SHBA për abuzimet e pretenduara të drejtave të njeriut.

Kremlini i quajti kufizimet financiare “të paligjshme” dhe “jo miqësore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?