Rrëzohet avioni me 100 persona në bord në Kubë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë të ndodhur në Kubë, ku një avion i linjës kubane ka shpërthyer në flakë në aeroportin ndërkombëtar të Havanas, “Jose Marti”.

Në bordin e avionit “Boeing 737” të rrëzuar, mësohet të kenë qenë 100 persona, ndërsa mësohet se avioni po fluturonte nga Havana drejt qytetit Holguin.

Mediat e huaja shkruajnë se ai është rrëzuar menjëherë pas ngritjes, por ende nuk dihet nëse ka viktima apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Kubës, që ka mbërritur në vendngjarje ka deklaruar se ka një numër të madh viktimash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?