Rrëzohet avioni me 104 pasagjerë në bord

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ditës së sotme në Havana të Kubës.

Raportohet se një avion “Boeing 737” i linjës kombëtare ajrore të Kubës, “Cubana de Aviacion”, me 104 vetë në bord, është rrëzuar vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar “Jose Marti” i Havanës.

Lajm u raportua nga televizioni shtetëror kuban.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një burim i aeroportit tha për “CNN”, se numrin i viktimave mund të jetë i madh, por pa dhënë detaje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një shtëllungë e madhe zjarri dhe reja e dendur e tymit që pasoi ishin të dukshme ngado përreth kryeqytetit kuban, sipas dëshmitarëve.

“Cubana de Aviacion”, linja ajrore kombëtare e Kubës, është dashur të lërë në tokë disa prej avionëve të saj më të vjetër si pasojë e problemeve të sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?