FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzohet helikopteri, 5 të vdekur

Rrëzimi i një helikopteri në Lumin Lindor të Nju Jorkut ditën e dielë ka shkaktuar vdekjen e 5 personave. Punonjësit e shpëtimit nxorën trupat e personave të aksidentuar, duke bërë të pamundurën për t’i shpëtuar, por 2 prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa 3 të tjerët ndërruan jetë në spital.

Nga ky aksident shpëtoi vetëm piloti i helikopterit. Shefi i policisë, James O’Neill tha se mjeti fluturues ishte marrë me qira nga një grup fotografësh.

Duket se piloti i helikopterit ka shpëtuar dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët. Pas ngjarjes së rëndë ka ndërhyrë menjëherë zjarrfikësja dhe policia. Helikopteri ka rënë rreth orës 19.00 me orën lokale (mesnatë në Shqipëri) Sipas mediave amerikane, në bord ishin të paktën pesë persona: Bilanci flet për 5 të vdekur

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa dëshmitarë okularë, që kanë postuar video në rrjetet sociale, kanë raportuar se kanë parë një helikopter të kuq të ulej me shpejtësi drejt ujit duke u përplasur, pas një zjarri në anën e prapme të tij. Të menjëhershme kanë qenë ndërhyrjet, me mbërritjen e një flote të vogël anijesh dhe squadra zhytësish.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?