Rriten rastet e reja me COVID-19 në Greqi, regjistrohen 21 viktima
Greqia ka njoftuar rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 842 persona të infektuar, nga të cilët 13 u identifikuan pas kontrolleve në pikat kufitare në hyrje të vendit.
Nga të dhënat, numri i përgjithshëm i rasteve është 153226, nga të cilat 52.1% janë burra.
Ndërkaq në 24 orët e fundit 21 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin, duke e çuar në 5692 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 283 persona po trajtohen me intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.