Rriten rastet me Covid-19, Parisi gati të futet në karantinën e dytë: Masa strikte në fuqi
Në Paris pritet që të vendosen rregulla të reja strikte anti-Covid, në përpjekje për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit.
Qeveria e Emmanuel Macron ka nxjerrë urdhrin që baret në Paris, Lion dhe 9 qytete të tjera të mbyllen pas orës 22.00 të darkës duke nisur nga mbrëmja e sotme.
Po ashtu, në fuqi është një urdhër që ndalon mbledhjen e më shumë se 10 personave në evente publike, kurse në dasma ose festa lejohet pjesëmarrja e vetëm 30 personave.
Palestrat dhe ndërtesa të tjera sporti do të qëndrojnë të mbyllura ndërsa të gjithë këmbësorët do ta keni të detyrueshme mbajtjen e masave në zona publike rreth e qark kryeqytetit.
Rregullat e reja vijnë në një kohë kur Macron përpiqet që të shmangë vendosjen e një karantinë të përgjithshme ndërsa ekonomia e vendit është goditur rëndë nga izolimi i parë.
Qeveria franceze ka njoftuar së fundmi se dot ë “pompojë” 100 miliard euro në ekonominë e vendit si pjesë e një plani rimëkëmbjeje.