Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rriten tensionet, SHBA ndalon shërbimin e vizave për një pjesë të madhe të rusëve

Bota E premte, 30 Prill 2021 20:04
Rriten tensionet, SHBA ndalon shërbimin e vizave për një pjesë të madhe të rusëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të premten Kremlini akuzoi Uashingtonin për nxitje të tensioneve me “veprime jomiqësore” pasi ambasada amerikane në Moskë tha se do të shkurtonte personelin dhe po ndalonte përpunimin e dokumentave për viza për një pjesë të madhe të shtetasve rusë.

Ambasada tha se po shkurtonte personelin konsullor me 75% dhe se duke filluar nga 12 maji, do të ndalonte përpunimin e vizave, që nuk kishin qëllim emigrimi, për udhëtime jodiplomatike, pas miratimit të një ligji të ri në Rusi, i cili vendos kufizime mbi numrin e personelit vendas që mund të punojë në misionet e huaja diplomatike.

Kjo do të thotë që rusët, të cilët nuk janë diplomatë, apo që nuk po aplikojnë për t’u pajisur me Kartën e Gjelbër (Green Card), nuk do të mund të aplikojnë brenda vendit të tyre për viza për të vizituar Shtetet e Bashkuara për turizëm e qëllime të tjera. Por në qoftë se kanë nevojë, ata mund të aplikojnë për këto lloje vizash në një vend të tretë.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 48 minutash
Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afga...

Para 1 ore
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore

Ministria e Jashtme ruse vuri në dukje se konsullatat ruse në Shtetet e Bashkuara po lëshonin viza pavarësisht nga shkurtimet në personelin e tyre diplomatik dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara mund ta plotësojnë personelin e tyre në ambasadë duke sjellë diplomatë amerikanë.

Zyrtarët rusë thonë se kuota e stafit diplomatik amerikan në Rusi është 455 persona dhe se vetëm 280 janë punonjës të akredituar, duke i dhënë Uashingtonit hapësirë të mjaftueshme për të shtuar numrin e tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vendimi i ambasadës amerikane do të kishte pak ndikim praktik sepse, siç tha ai, rusët kanë patur shumë probleme në vazhdimësi për të marrë viza amerikane.

“Këtu duhet parë shkaku kryesor i situatës së tensionuar në marrëdhëniet tona dypalëshe”, u tha zoti Peskov gazetarëve.

“Nëse sheh veprimet jomiqësore, atëherë bëhet e qartë se pararojë e gjithë kësaj janë veprimet e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Zoti Peskov shtoi se Rusia “priste zhvillimeve më pozitive” në 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden-it.

Ai tha se Moska i mirëpriti masat për të zgjatur traktatin e ri të armëve bërthamore të quajtur “START”.

“Por ky zhvillim pozitiv është shumë i vogël në krahasim me ngarkesën negativive që kemi grumbulluar gjatë këtyre 100 ditëve. Kjo ngarkesë fatkeqësisht mbizotëron”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Moska dhe Uashingtoni kanë mbajtur prej kohësh qëndrime të ndryshme për një sërë çështjesh, por lidhjet u përkeqsuan më tej kur zoti Biden tha se ai besonte se Presidenti Vladimir Putin ishte “një vrasës”.

Sanksionet

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rusisë këtë muaj për veprimtari të dyshuar keqdashëse, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, sulmet kibernetike si dhe “presionin” ndaj vendit fqinj, Ukrainës.

Moska u hakmor me sanksione kundër Shteteve të Bashkuara dhe i ka hedhur poshtë kritikat e SHBA-së për trajtimin që i është bërë kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalni.

Gjithashtu javët e fundit lidhjet e Rusisë me disa vende në Evropën Qendrore e Lindore janë përkeqësuar, duke çuar në një seri dëbimesh diplomatike.

Javën e kaluar, kur Presidenti Putin nënshkroi ligjin që kufizon stafin lokal të punësuar në misionet diplomatike, ai i kërkoi gjithashtu qeverisë të hartonte një listë të shteteve “jomiqësore” që do t’u nënshtroheshin kufizimeve.

Televizioni shtetëror rus publikoi një projektlistë në të cilën përfshiheshin ndër të tjera edhe Shtetet e Bashkuara.

“Na vjen keq që veprimet e qeverisë ruse na kanë detyruar të zvogëlojmë personelin konsullor me 75%”, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane.

“Duke filluar nga 12 maji, ambasada amerikane në Moskë do të zvogëlojë shërbimet konsullore, duke ofruar shërbime vetëm për rastet urgjente për qytetarët amerikanë dhe një numër shumë të kufizuar të vizave të emigracionit të konsideruara urgjente”, thuhej gjithashtu në deklaratë.

“Kam patur gjithmonë frikë nga “Perdja e Hekurt “, por aktualisht ajo nuk po imponohet nga ana jonë, por nga pala tjetër”, tha Ksenia Sobchak, një ish-kandidate për presidente të Rusisë.

/VOA

Etiketat e lidhura

shbatensionet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 48 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 20 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 10 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.