Rriten tensionet! Të shtëna me armë zjarri midis dy Koreve, ngjarja e parë e këtij lloji në 5 vitet e fundit

Korea e Veriut dhe e Jugut kanë shkëmbyer zjarr në pikën kufitare. Sipas një deklaratë të ushtrisë së Koresë se Jugut, ushtria e Koresë së Veriut qëlloi me armë drejt një roje në pikën kufitare në qytetin Cheorwon.

Nuk raportohet për viktima nga ana e Koresë së Jugut. ‘Si kundërpërgjigje Korea e Jugut qëlloi në dy raunde si dhe dhamë njoftimin paralajmërues sipas manualit tonë’- thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Një zyrtar tha se Korea e Jugut po përpiqet të kontaktojë më Korenë e Veriut. Akoma nuk dihet e çfarë e provokoi këtë shkëmbim zjarri. Kujtojmë që kjo është hera e parë në 5 vitet e fundit që trupat e Koresë së Veriut qëllojnë drejtpërdrejt ndaj trupave të Koresë së Jugut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?