Rritet buxheti i BE-së, Brukseli përgatit për “luftë”, detyron shtetet të…

Politikanët europianë po përgatiten për “një nga luftimet më të mëdha ndonjëherë” mbi buxhetin e Bashkimit Europian, pasi pagesat do të rriten me rreth 5 miliardë paund vitin e ardhshëm. Drafti i buxhetit 2018, i cili do të paraqitet sot në Parlamentin Europian në Bruksel, ku pritet rritje me rreth 121.4 miliardë funte krahasuar me 116.7 miliardë dollarë në pagesa.

Historikisht, pagesat kanë mbetur më të ulëta deri në një nxitje në dy vitet e fundit të buxhetit shtatë vjeçar të BE-së, i cili përfundon në vitit 2020. Një diplomat i BE-së zbuloi për “Politico” se ata presin që shpallja e buxhetit të jetë “një nga luftimet më të mëdha ndonjëherë”.

Buxheti i BE, i propozuar nga Komisioni Europian i pazgjedhur, duhet të arrijë konsensus me të gjitha shtetet anëtare por llogaritjet përfundimtare të pagesave nga 28 vendet nuk përfundojnë deri pas mbarimit të vitit buxhetor dhe informacioni mbi të ardhurat dhe shpenzimet gkithashtu është në dispozicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, qeveria gjermane besohet se po përgatitet për betejë, pasi ka plane për ngrirjen e fondeve ndaj shteteve që nuk respektojnë sundimin e ligjit dhe vlerat themelore të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berlini është kontribuesi më i madh në buxhetin e BE-së, i cili paguan për administrimin e institucioneve europiane, sigurinë, politikën e jashtme, burimet natyrore siç është “Politika e Përbashkët Bujqësore” dhe për rritjen e vendeve të punës, ekonomisë, kohezionin social dhe territorial.

Vende si: Gjermania, Danimarka, Irlanda, Franca, Hollanda, Finlanda, Suedia dhe Britania e Madhe paguajnë më shumë se sa ju kthehet nga BE-ja.

20 vendet e tjera anëtare marrin më shumë se sa paguajnë, si Polonia e cila fiton më shumë dhe Greqia që më së shumti përfiton në aspektin e diferencës midis asaj që paguan dhe merr. Gjithashtu shumica e anëtarëve më të rinj në Europën Lindore përfitojnë miliarda paund.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?