Rritet numri i gjermanëve që i bashkohen ISIS-it

Numri i simpatizantëve terroristë, të cilët po largohen nga Gjermania për t’iu bashkuar  luftës së Shtetit Islamik (ISIS) për pushtet në Lindjen e Mesme, është rritur këtë vit, sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi sekret gjerman.

Më20 korrik, rreth 840 burra dhe gra kanë lënë Gjermaninë për të udhëtuar drejt fushëbetejës së grupit ekstremist në Siri dhe Irak, rreth 20 persona më shumë në krahasim me numrin e të larguarve në maj, sipas shifrave të përpiluara nga shërbimi i brendshëm sekret gjerman, BfV.

“Në fund të vitit 2015, rreth 760 islamistë u drejtuan për në Siri dhe Irak nga Gjermania”, tha BfV në përgjigjie të pyetjes së Partisë Die Linke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?