Rritet numri i të vdekurve në Spanjë, 489 gjatë 24 orëve të fundit, 2800 në total
Bota E Martë, 24 Mars 2020 21:48
Rritet bilanci tragjik në Spanjë ku numri i viktimave ka shkuar në 2800 persona.
Vetëm 24 orët e fundit, ndërruan jetë 489 persona si pasojë e COVID-19.
Ndërkohë i lartë është dhe numri i të infektuarve që ka shënuar 4560 raste në 24 orët e fundit.
Gjendja rëndohet edhe në Francë ku numri i të vdekurve ka shkuar në 1100.
Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 240 viktima ndërkohë që numri i të infektuarve brenda kësaj periudhe është 2448.