Rritet popullsia e Turqisë, i kalon të 83 milionët
Popullsia e Turqisë në vitin 2019 u rrit me 1 milion e 151 mijë e 115 banorë krahasuar me vitin 2018 dhe arriti në 83 milionë e 154 mijë e 997 banorë. Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK-TurkStat) shpalli rezultatet e “Sistemit të regjistrimit të popullsisë bazuar në adresën e banimit” për vitin 2019. Sipas rezultateve në fjalë popullsia e Turqisë, e cila në vitin 2018 kishte arritur në 82 milionë e 3 mijë e 882 banorë vitin e kaluar [2019], u rrit me 1 milion e 151 mijë e 115 persona dhe arriti në 83 milionë e 154 mijë e 997 banorë. Raporti i meshkujve është 50,2% (ose 41 milionë e 721 mijë e 136), ndërsa raporti i femrave është 49,8% (ose 41 milionë e 433 mijë e 861).