Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rritja e numrit të emigrantëve, Italia kërkon ndihmën e BE

Bota E diel, 17 Shtator 2023 17:24
Rritja e numrit të emigrantëve, Italia kërkon ndihmën e BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni, paralajmëroi se “e ardhmja e Evropës është në rrezik” pasi një mori migrantësh zbarkuan në ishullin Lampedusa në Detin Mesdhe.

Mijëra migrantë nga brigjet e Afrikës së Veriut zbarkuan në ishullin në jug të Italisë gjatë kësaj jave, duke nxitur një krizë që ka rindezur debatin lidhur me ndarjen e përgjegjësisë në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 1 ore
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 1 ore
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 4 orësh

Gjatë një konference për media në këtë ishull së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrja Meloni tha se blloku duhet të punojë së bashku për t’u përballur me sfidat që sjell migrimi i pakontrolluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“E ardhmja e Evropës është në rrezik sepse e ardhmja e Evropës varet nga kapaciteti i Evropës për t’u përballur me sfida të mëdha”, tha Meloni.

Vetëm nga e hëna deri të mërkurën, afër 8.500 persona – më shumë se popullsia e tërësishme lokale e ishullit – arritën me 199 anije, ka thënë agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.

“Migrimi i parregullt është një sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane”, tha von der Leyen, duke u bërë thirrje anëtarëve të bllokut që të marrin disa migrantë.

Kryqi i Kuq italian, që menaxhon qendrën e stërmbushur të migrantëve në Lampedusa, tha të dielën se 1.500 migrantë gjenden në qendër, pavarësisht se ajo ka kapacitet për të pranuar vetëm 400.

Transferimi i migrantëve në Sicili dhe pjesë të tjera të Italisë nuk ka bërë ndryshimin pasi migrantët po vazhdojnë të zbarkojnë në Lampedusa, tha Kryqi i Kuq, duke shtuar se transferime të tjera pritet të bëhen më vonë gjatë 17 shtatorit

Anijet e shpëtimit që operohen nga organizata sikurse Mjekët pa Kufi kanë shpëtuar pothuajse 500 migrantë përgjatë 11 operacioneve. Por, dhjetëra anije të vogla vazhdojnë të kalojnë për në Lampedusa, ku sistemi për menaxhimin e migrantëve është buzë kolapsit.

Vetëm gjatë këtij viti, mbi 127.000 migrantë kanë arritur në brigjet italiane, apo dyfish më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mbi 2.000 persona kanë vdekur gjatë këtij viti gjatë kalimit nga Afrika e Veriut për në Itali dhe Maltë, ka thënë agjencia për migrim e OKB-së. BE-ja po punon që të ndryshojë rregullat se si duhet të menaxhohet ardhja e migrantëve.

Në Francë, anëtarët e të djathtës ekstreme kanë argumentuar se Parisi nuk duhet të lejojë që ndonjë migrantë nga Lampedusa të kalojë kufirin nga Italia.

Megjithatë, burimet e AFP-së brenda Qeverisë franceze kanë thënë se Meloni dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar dhe janë pajtuar për nevojën “e forcimit të bashkëpunimit në nivel evropian”./ REL

Etiketat e lidhura

Giorgia Meloni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 3 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 15 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 30 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.