Rritja e rasteve dhe vdekjeve, Italia vendos testet serologjike me detyrim për hyrjet nga Spanja, Greqia, Malta e Kroacia

Në 24 orët e fundit Italia regjistron 481 të infektuar e 10 viktima.

Kurba e pandemisë po rritet ditë pas dite.

Kjo rritja e rasteve të të infektuarve me Covid detyron Italinë të vendos testime serologjike të detyrueshme për të gjithë ata persona që hyjnë në territorin italian nga një udhëtim në Spanjë, Greqi, Maltë e Kroaci.

Pas një mbledhje të ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministrit të çështjeve rajonale, Francesco Boccia me guvernatorët e rajoneve u mor vendimi që autoritetet lokale të bëjnë të detyrueshme testimet serologjike të shpejta për çdo person që kthehet nga një këto 4 vende.

Këto vende konsiderohen me rrezik të lartë infektimi nga koronavirusi.

SHKARKO APP