Rritja e rasteve me koronavirus, ky shtet rikthen izolimin. “Mbyllje” 3 javë duke nisur nga sot
Rritja e madhe e rasteve me koronavirus së fundi ka detyruar Izraelin t’i kthehet masave të rrepta për mbajtjen në kontroll të situatës.
Mediat e huaja raportojnë se Izraeli ka vendosur të izolohet për një periudhë 3 javore, duke nisur që sot.
Izolimi tre-javor që fillon në 14:00 pasdite do të përfshijë mbylljen e shumë bizneseve, kufizime të rrepta në tubimet publike dhe kryesisht do t’i kufizojë njerëzit në një kilometër (0,6 milje) nga shtëpitë e tyre.
Mbyllja përkon me Festat Hebreje, kur njerëzit zakonisht vizitojnë familjet e tyre dhe mblidhen për shërbime të mëdha lutjeje.
Në një fjalim të enjten vonë, Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se mund të jenë të nevojshme masa edhe më të rrepta për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve. Aktualisht ka më shumë se 46,000 raste aktive, me të paktën 577 të shtruar në spital në gjendje të rëndë.