Rritje e kurbës në Lombardi, firmoset urdhri për shtetrrethim

Jo vetëm në fundjavë, por në të gjitha ditët e javës vendoset masa e “shtetrrethimit 6 orë në Lombardi, i cili është territori më i prekur nga pandemia në Itali.

Ministria italiane e Shëndetësisë në dakordësi me guvernatorin e rajonit të Lobmardisë Atilio Fontana ka firmosur urdhrin e vendosjes së masës së kufizimit të lëvizjes e të çdo lloj aktiviteti në Lombardi prej orës 24 të mbrëmjes deri në ora 5 të mëngjesit.

Urdhri do të nis zbatimin nga e enjtja datë 23 tetor 2020.

Nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në ora 5:00 të mëngjesit do të lejohet vetëm lëvizja e motivuar për arsye pune apo për urgjencë shëndetësore e jetësore.

Kjo masë do të jetë e zbatueshme deri më 13 nëntor 2020. Ky rajon ka regjistruar ditë pas dite një rritje preokupuese të rasteve pozitive me Covid-19 e në 24 orët e fundit ka qenë rajoni i vetëm italian me mbi 2000 të infektuar e me numrin më të lartë të tyre me 2023 raste.

Numri total i tyre në këtë rajon deri më sot është 130 379.

Kryetari i Bashkisë së Milanos Giuseppe Sala është shprehur sot se “objektivisht situata është e rëndë e punët duhen kryer mirë. Nëse pandemia shpërthen në një qytet të madh si Milano efekti i saj është shkatërrues.”

SHKARKO APP