Rritje rekord e viktimave, spitalet të mbipopulluara

Spitalet mbetën të mbipopulluara të shtunën në Madrid, teksa numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend shkoi mbi 70 mijë. Numri i vdekjeve u rrit me 832 raste përgjatë natës, duke arritur në 5 mijë e 690 – bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, që vuri në dukje se bëhet fjalë për një shifër ditore rekord.

Shtëpitë e kujdesit shëndetësor në mbarë vendin kanë qenë të mbingarkuara dhe sheshi i patinazhit të Madridit, i kthyer në morg, vazhdon të mbi popullohet nga trupat e pajetë. Sipas mediave spanjolle, Qyteti i Drejtësisë së Madridit, një godinë e boshatisur që ishte planifikuar për projektin e dështuar “Qyteti i Drejtësisë” në 2005-n, po kthehet në një morg të dytë të improvizuar për viktimat e coronavirusit.

Spanja zgjati bllokadën ditën e enjte me 15 ditë, deri më 11 prill, me qeverinë që deklaroi se po bënte një “luftë reale” me furnizimet mjekësore për të frenuar rritjen e vdekjeve. Aktualisht shteti iberik i ka kthyer sytë nga Kina, ku coronavirusi lindi, për t’u furnizuar me produkte mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?