Rritje të rasteve me Covid-19, Italia në ankth

Në 24 orët e fundit Italia shënon një rritje preokupuese të rasteve pozitive me Covid 19.

Sipas të dhënave zyrtare sot janë shënuar 7332 të infekruar më shumë e 43 viktima.

Numri i të infektuarve aktivë me koronavirus është sot 92 445. Numri total i të infekruarve ka arritur më 372 799.

Numri i përgjithshën i viktimave në 36 289.

Të shëruar nga Covid deri më sot janë 244 065.

Në rajonin e Lombardisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 1884 të infektuar të rinj me koronavirus dhe 1031 prej tyre vetëm në Milano e provincën perreth.

Në rajonin e Venetos është regjistruar një boom rastesh pozitive e janë 657 më shumë se një ditë më parë.

Po ashtu dhe në rajonet Marche me 116 raste më shumë, në Toskana 575, në Puglia 315 etj.

Në 24 orët janë kryer rreth 153 mijë tampone.

SHKARKO APP