Rubla humb ndjeshëm ndaj dollarit pas uljes së çmimit të naftës

Rubla ka humbur më shumë se një të 10-ën e vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan gjatë javës së kaluar pasi çmimet e naftës, një produkt kyç eksporti, kanë rënë pas zvogëlimit të tregtisë për shkak të koronavirusit të ri.

”Monedha ruse ra nga rreth 66 rubla për dollar amerikan një javë më parë në rreth 72 për dollar të martën”, sipas të dhënave të Forex.

Rusia është ende shumë e varur nga çmimet e mallrave, megjithë përpjekjet për të diversifikuar ekonominë e saj, pas një kolapsi të tregut të naftës pesë vjet më parë.

Banka Qendrore e Rusisë njoftoi të martën se do të shiste rezerva në valutë të huaj në përpjekje për të përmirësuar vlerën e rublës, njoftoi media shtetërore.

SHKARKO APP